Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në emisionin “People” të moderuar nga Flor Gjini në Euronews Albania.
Emisioni, kishte si temë kryesore promovimin e librit të këngëtares Elsa Lila, i cili titullohet “Mirë se erdhe në Rebibia”, si dhe një reflektim mbi ngjarjet e rëndësishme që kanë shënjuar jetën e këngëtares vitet e fundit.
Në ekranin e studios u shfaqën tituj të mediave online që risillnin në vëmendje arrestimin e Elsa Lilës nga policia italiane disa vite më parë.
Këto pamje shkaktuan reagimin e menjëhershëm të këngëtares, e cila kërkoi largimin e tyre nga transmetimi.
Pjesë nga biseda në studion e televizionit “Euronews Albania”:
Elsa Lila: Mund t’i mbuloni këto pamje me diçka tjetër, sepse ka kaluar kohë deri kur… mos t’i përdorni përsëri këto. Se ndryshe mund të largohem që këtu drejt për së drejti, pa problem.
Flor Gjini: Regjia mund t’i heq titujt. Fokusohemi te biseda.
Elsa Lila: Po.
Flor Gjini: Zgjodhe që të mos i lexoje ato tituj, t’i shmangeshe
Elsa Lila: Si mund t’i lexoj kur ju akoma i nxirrni, ju akoma po më shisni me këto imazhe, çfarë kuptimi kishte të nxirrje këtë imazh këtu tani?! Kush është kuptimi, kur unë kam ardhur me këtë libër. Cili është kuptimi?! Faleminderit shumë. Meqë jemi drejtpërdrejt, të dashur spektatorë dhe telespektatorë…
Flor Gjini: Jo, të lutem të kthehet kamera te unë. Këtë program, më vjen keq Elsa Lila por e drejtoj unë.
Elsa Lila: Unë doja vetëm të përshëndesja publikun, meqë jemi drejt për së drejti
Flor Gjini: Ne jemi drejtpërdrejt dhe miq ne do të kishim një bisedë me Elsa Lilën. “Mirë se erdhe në Rebibia”, për të diskutuar për ngjarjet dhe librin, sepse ai ishte fokusi. Por Elsa Lila erdhi me vonesë sot. Në intervistën e fundit, ajo ka përmendur se ka qenë e shqetësuar për lajmet, titujt, duke menduar që edhe familjarët e saj i lexojnë këto lajme dhe komentet në rrjetet sociale.
Ne në media bëjmë edhe pasqyrimin për ngjarjet që kanë kaluar dhe besoj që pastrimin e saj shpirtëror Elsa Lila e ka dhënë në ”Mirë se erdhe në Rebibia”. Por ndoshta për të kuptuar më shumë, nëse Elsa nuk i ka lexuar këto tituj dhe me këtë libër ka bërë pastrimin e saj, ka diçka që të shqetëson Elsa?
Elsa Lila: Mund edhe ta mbyllim emisionin, të falenderoj shumë.
Flor Gjini: Faleminderit Elsa Lila që ishe në këtë bisedë në programin “People”. “Mirë se erdhe në Rebibia” është libri i saj në Panairin e Librit.
- VIDEO/ “Nuk është fare turp të jesh ai që ndihesh”, Mimoza Ahmeti puth dronin: Parashqevi je e paarritshme, Elton je gjeni!
- VIDEO/ Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku suprizojnë Mimoza Ahmetin
- “Energjia ndizet si zjarr”, horoskopi për datat 13 dhe 14 maj nga Meri Shehu
- VIDEO/ “Ti paske lindur parazite”, Zhaku-Ilirit: Kam shtet më vete, kam lindur konteshë…
- VIDEO/ “Më la në rrugë”, fermerët e pyesin për Zhakun, Moza: Ka hyqmë të fortë, do t’i dalë e vetja!
- VIDEO/ “Je servile dhe e pafytyrë”, Zhaku e ofendon, Moza: Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, por me mua s’ke…
