Moderatorja e “Top Arena”, Brikena Selmani i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka hezituar të këmbejë rolet me ish-banoren e Big Brother dhe ta pyesë në lidhje me marrëdhënien me Mateon.
Brikena la të kuptohej se marrëdhënia e çiftit më të përfolur të momentit ka marrë fund.
Pjesë nga biseda:
Brikena: I ke dhënë fund beqarisë për herë të tretë. Çfarë keni fituar dhe humbur nga këto eksperienca?
Blero: Jam pasuruar në kuptimin e jetës dhe vendimeve të mia. Nuk jam pishman për asgjë, është një mësim jetësor dhe jam krenar që kam pasur të bëj me persona të tillë. Një pyetje për ty Brikena, ka marrë fund mes teje dhe Mateos?
Brikena: Ke nisur të bësh pyetje edhe ti?
Blero: Për shkak se Top Channel ndiqet shumë dhe fansat më pyesin. Do të doja shumë të ishit bashkë. Edhe fansat më shkruajnë dhe më thonë të ndërhyj që të ktheheni bashkë. Unë nuk e dija që nuk jeni më bashkë.
Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur. Do të kem gjithnjë respekt për Mateon dhe gjithçka që kemi bërë bashkë.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
