Aktori i humorit, Romeo Veshaj ka dhënë një intervistë së fundmi, ku foli për lidhjen e tij me Heidi Bacin.
“Lidhja ime me Heidin përfundoi si të gjitha lidhjet që përfundojnë me respekt. U njohëm brenda, dolëm jashtë, ndenjëm 3 muaj jashtë. Nuk funksionuam me njëri-tjetrin. Kishim mendime të tjera për jetën. Por unë e respektoj”, tha Romeo në X-Media.
Por lidhur me këtë ka reaguar Heidi Baci në “Wake Up”, e cila tha se për të ka qenë një marrëdhënie shumë e rëndësishme.
“Kam frikë se heshtja ndonjëherë merret si pohim. Jam mërzitur, jam lënduar, për mënyrën se si është folur për ish-marrëdhënien time. Jam lënduar se si është kaluar ajo marrëdhënie, si është paraqitur në publik. Janë disa gjëra që nuk më pëlqejnë, nuk më pëlqen kur flasin për këndvështrimin tim. Në këndvështrimin tim nuk ka qenë një gjë tre mujorëshe, kështu si u paraqit. Unë do të flas gjithmonë për veten time, ka pasur përkushtim, sakrificë dhe ndjenja. Për sa i përket pastaj edhe pjesës së dy orëshit, tre orëshit, tre mujorëshit, kjo tallja, unë nuk e di pse dy gazetarë që nuk i njoh, nuk ia njihja ekzistencën, duhet ta shohin një histori me kaq lehtësi, nuk më pëlqeu dhe mu duk fyese. Nuk jam unë ajo vajzë, nuk ka qenë ajo marrëdhënia ime. Për mua ka qenë shumë e rëndësishme. Nuk do të tallesha me ndjenjat e publikut që më kanë mbështetur, dhe sidomos me të miat. Çdo ka qenë shumë reale, nuk përkufizohet respekti në këto fjalët. Është bërë një premtim që nuk doja të flisja, sepse ka qenë një gjë shumë e rëndësishme për mua”, tha Heidi përveç së tjerash.
Ajo gjithashtu u shpreh se ndarja nuk ka qenë me respekt.
“Marrëdhënia ka qenë e rëndësishme për mua dhe ndarja nuk ka qenë me aq respekt sa është paraqitur, shitur. Unë jam gjendur në një situatë të komplikuar, të papritur, të vështirë dhe për respekt të asaj që kam kaluar njeriu mund të heshtë, nuk do të thotë që nuk peshon. Edhe ta kalosh kështu, nuk mendoj se është mënyra e duhur”, tha Heidi më tej.
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
