Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është rikthyer në skenë pas 7 vitesh pushim, ashtu siç thotë vetë.
Çiljeta ka kënduar për publikun në një nga club-et e Tiranës dhe është shprehur shumë e emocionuar për këtë fakt.
Çiljeta ka bërë një postim të gjatë dhe shumë emocionues në Instagram, ku shpreh të gjitha ndjesitë e saj.
Postimi i Çiljetës:
Në fakt, kur më mori në telefon @xhanidemika me atë dialektin e tij pe korçe dhe më tha: “Çilkë, kemi menduar të organizojmë tek @escape_premium_club_tirana një mbrëmje nostalgjie dhe duam të të kemi ty.” 😵💫
Mua më ra bomba në kokë! Njëqind mendime më erdhën në mend — bobo, kam harruar të këndoj… bobo, rrezik as këmbët s’do i lidh dot me ritmin… bobo, si do dal para gjithë atyre vetave kur akoma s’jam dobësuar sa duhet! 🫣
Në një sekond e mblodha veten dhe i thash vetes: “Ftillohu moj gomare 😂! Se le nam. Dil, këndo dhe bëj atë gjë për të cilën ke lindur të bësh!” 🫡
Dhe ja, mes 100 pasigurish në mendjen time, vendosa. Sigurisht, e diskutova me tim shoq — Banin tim — dhe ai, si gjithmonë, më tha: “Bëj si ta ndjejë zemra jote.” Këtu mora hov më shumë dhe s’u përmbajta më! Ika me vrap tek @jonipeci_store_women dhe i thash: “Beji zemrës tate, një kostum serioz se do këndoj!” 😂
Ai qeshi: “Kostum?! Pse ke Fefziun apo Grida Duma do ikesh ?” 😂😂
Pastaj ideuam bashkë një veshje të thjeshtë, por që ndriçonte për skenë — që të isha sa më rehat, jo për gjë, po kush merrej dhe me Fernandon pastaj, një fanatik 12-vjeçar 🥸.
Ndërsa Beko, zemra ime e vogël, më tha: “Digje o ma!” 🥳
Dhe ja kështu nisi rrugëtimi im, pas 7 vitesh të mira pauze, me një super emocion përpara se të dilja në skenë 🥹. Por ja dola! Këmbët mu lidhën automatikisht me ritmin, instinkti i këngëtares m’u rikthye sapo pash dritat e skenës… dhe emocionin ma shkriu dashuria e publikut, që më priti më fort se kurrë më parë.
Kënduam sëbashku çdo refren dhe u kënaqa pa fund.
Sot jam zgjuar e lumtur, plot dritë e mirënjohje. ✨ Dy ëndrra kam pasur në jetën time: të këndoja dhe të kisha një familje të lumtur.
Faleminderit Zot që gjithmonë m’i ke plotësuar dëshirat dhe s’më ke lënë kurrë vetëm…
edhe pse mami më lindi vajzë të vetme ☝🏽❤️
- “Më kërcënoi në prani të Monikës dhe Arbërit”, Miri reagon pas deklaratës së Ilir Vrenozit
- VIDEO/ “Skenën duhet ta mbante ajo, por ndoshta nuk është mësuar me skenën…”, Miri thumbon Selin?
- VIDEO/ Miri përlotet për ish-banorin e BBV5: E dua shumë!
- VIDEO/ “Do të zhduk”, Ilir Vrenozi: Miri më kërcënoi në prezencë të Arbër Hajdarit dhe Monika Kryemadhit!
- VIDEO/ Dafina Zeqiri e surprizon, Mimoza Ahmeti: Je yll, je gjigante!
- VIDEO/ “Ne kundër botës”, Brikena u përgjigjet atyre që s’besojnë te lidhja e saj me Mateon
