Një prej të ftuarve të mbrëmjes së sotme në emisionin “Top Arena” ka qenë dhe moderatori Eno Popi.
Siç ky emision ka për qëllim, “sportin”, pëveç pyetjeve rreth Europianit, Eno nuk iu shpëtoi atyre pikante.
Pjesë nga intervista
Ed Manushi: Mes Bora Zemanit në DWTS dhe Ledion Liços në Wake Up, cilo nga këto bashkëpunime ka qenë më i veçantë.
Eno: Me Borën kam pasur një eksperiencë të jashtëzakonshëm, por kur kthehemi në atë që e ka bërë njeriun, eksperienca me Ledionin më ka bërë që të mbaj mend një nga eksperiencat më të bukura me Wake Up. Më ka marrë malli të ha një drekë me Ledionin dhe të pi një kafe me Borën.
Efi: Intervistën që të ka lënë më shumë mbresa dhe ajo që të ka vënë në siklet.
Eno Popi: Djersë të ftohta nuk para dalin, ka momente të sikletshme shumë. Kishim njëherë të ftuar Edi Manushin, e prezantoj si prezantues. Vjen një pikë që e shihja të ftuarin që përtypej. Në fund të intervistës më thotë ‘nuk jam Edi Manushi, por Lorenc Jemini’. I thashë ‘nuk mund të rrije deri në fund të intervistës pa e thënë? Thoje jam Edi Manushi’. Gjithsesi këto të shesin dhe këto të mbajnë në qarkullim. Kam bërë shumë intervista dinjitoze, me internacionalë dhe shqiptarë. Do veçoja Agim Doçin, kur vinte në studio linte një shenjtë. Ti mendoje që i merrje atij, por ai të jepte ty. Ai nuk të linte t’i shpëtoje dhe të jepte disa gjëra.
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
