Vajza e Agron Llakajt, Alkida Llakaj ishte pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel, ku foli për humbjen e nënës së saj Kostandinës.
“Janë 3 vite që për ne kanë qenë një sfidë, ka qenë mes korriku ku ne morëm një diagnozë fatale të mamit dhe deri sot që flasim janë 3 vite pikëllim, për ne është si të jesh brenda një humnere për shkak të humbjes sonë, kemi humbur boshtin e familjes. Postimet e babit nuk janë të hiperbolizuara, shkon përtej kësaj, prej ditës që mami është larguar nga jeta, babi e viziton çdo ditë, në rastet kur është dashur të jetë jashtë Tiranës më ka thënë Alkida tek mami, sigurisht unë shkoj edhe pa ma lënë porosi. Kam njohur një dimension të jashtëzakonshëm, human të tij”, theksoi ndër të tjerash ajo.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
