Fituesja e BBV5, Selin Bollati ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime on Top”, ku sqaroi edhe një postim që bëri drejtuar Brikenës.
“Çfarë nuk ma ka ardhur mirë dhe nuk më ka pëlqyer fare ishte një pyetje pa lidhje totale, që më vjen keq që edhe Greta nuk i dha përgjigjen që duhej. Ajo pyeti ‘Në Big Brother keni folur për mua, po tani flisni për mua?’. Në Big Brother je i detyruar që me njerëzit që je në atë garë të flasësh. Unë isha e ftuar në atë emision nëse Brikena do ma bënte atë pyetje do ia kisha dhënë përgjigjen. Nuk e di pse Brikena zgjodhi… uroj të jenë pyetjet e Brikenës, se mund të jenë edhe pyetjet e ndonjë gazetari unë nuk e di. Por për sa kohë ajo ka qenë në moderim besoj se (se mund të ndodhë edhe e kundërta) t’i ketë realizuar pyetjet vetë. Në moment që ti pyet dikë për mua dhe mua më ke patur aty dhe nuk më pyete tregon që ka një problem”, tha Selin.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
