Xum Allushi u largua mbrëmjen e djeshme nga Big Brother VIP Albania 4.
Pas daljes ai ka treguar se cilat janë arsyet që e çuan deri në këtë pikë, e deri te banori që mendon se mund ta fitojë këtë edicion.
Pjesë nga biseda në studio:
Ledioni: Xum Allushi, një ndër personazhet më interesant në Big Brother, askush nuk mendonte që historia të përfundonte kështu.
Xumi: Ky është fundi i një fillimi shumë të madh.
Ledioni: Të shkon studio Xumi, dukesh bukur.
Xumi: Po po, sigurisht që po. Komplimete të gjithëve.
Arbëri: Xumi për mua ti le shtëpinë sepse të mori shumë kohë historia me Eglin të mori shumë kohë dhe në disa momente gjërat që ndodhnin brenda shtëpisë nuk kishe kohë ti kapje. Besoj se Egli ka ditur mjaft mirë që bezdinë që thonte se ndjente, ta përciell te publiku. Aq më tepër mendoj se Egli ka pasur me vete edhe romancën e re në horizont, e cila ka sjellë te publiku një kërkesë më tepër për ta parë më tej në shtëpi.
Xumi: Sigurisht që po, por s’mund të isha unë burri i dytë që mund të dalë fitues në historinë kundër një femre. S’mund të isha Johnny Depp shqiptar. Mendoj se ka ndikuar edhe pak si shumë edhe hyrja e Gjestit, ai ka një fanbaze ta gjerë, plus gjithkush i do romancat. Për mua s’është fundi. Jam i lumtur.
Neda: Për mua nuk ka pasur të bëj shumë Egli apo Gjesti. Mendoj se ti nuk ke arritur të përjetosh mirë si përvojë Big Brotherin. Nuk ke arritur të shpalosësh pjesën tënde të humorit dhe lehtësisë që ishin mësuar shqiptarët…
Arbëri: Kush mendon se e fiton Big Brotherin?
Xumi: Po të themi Egli, meqënse do të ndajmë edhe lekët.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
