Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani ka reaguar pas videos që u shpërnda në rrjetet sociale, ku shihet duke rrëzuar ndërsa ishte duke kënduar në një festë në qytetin e Gjakovës.
Pas një periudhe heshtjeje, ajo ka ndarë detaje mbi ngjarjen dhe situatën e saj shëndetësore.
Postimi i Manjolës:
Nuk doja ta beja fare kete postim, sic edhe e tregon fakti qe nuk kam shkruar asgje per cfare me ka ndodhur, prej ditesh! Se pari, sepse ndryshe nga cfare duan e duhet ne ditet e sotme, mua nuk me pelqen ajo fjala aq e perhapur se fundmi “ Viktimizimi”, as qe ti merzis njerezit qe dua per vemendje e klikime, per me teper ne dite festash! Se dyti, e kam thene qe sidomos hallet, secili nga ne i ndan vetem me ata qe jane njerezit e shpirtit, familja dhe miqt e vertete! Prandaj kam nje post ne instagram ku them: “Ne rrjete sociale, une kam zgjedhur vetem te qesh!” Tani po reagoj vetem te shmang spekulimet qe kam lexuar ( E zuri femijen, shtikllat 🤦♀️) dhe ta sqaroj vete sic ishte situaten! Ne date 1 Janar, sapo fillova te kendoja, nje femije i vogel me doli para kembeve dhe une pikerisht per te mos e vrare, se mund ti bija siper, i dhashe trupit anash dhe rashe. Femija jo vetem qe nuk u lendua (cfare eshte me e rendesishmja) , por vazhdoi te festonte bashke me familjen. Dhe nuk kam asnje tendence apo koment per kete gje. Nderkohe une u ngrita, edhe pse ndjeva qe kemben e kisha shume keq e nuk e vija dot ne toke, e i kerkova leje njerezve te kendoja ulur ( 50 min) ne karrige. Kjo, per te respektuar faktin qe ata njerez kishin zgjedhur te festonin me ne! Kur mbarova, nuk ngrihesha dot me te ecja.Me ndihmen e njerezve te mire aty, por kryesorja te bashkeshortit tim, me cuan ne krahe ne urgjencen e Gjakoves, ku mora kujdes maksimal nga personeli dhe vecanerisht Dr Arben Veselaj . Kemben e kam te thyer dhe per 6 jave do marr kujdesin e nevojshem ne Tirane. Dua te falenderoj me zemer Arjan Amen,Lindita Mamushen , @vjosataipi etj🙏Po ashtu ata qe me kane telefonuar,shkruar, e jane shqetesuar per mua nga videot qe kane pare. Natyrisht une vetem ne 3 muajt e fundit kam bere shume pune artistike me vlere, por “vemendjen e nje rrezimi” nuk e konkurojne dot kurrsesi🤷♀️Per fat te keq me teper vemendje ketu merr po te “rreshkiti kemba” se cdo lloj niveli e kontributi artistik! Jo me kot eshte shprehje Shqiptare- “Vdis pa te te dua!”
E prap dua ta mbyll duke ju uruar te gjitheve vit me shendet te mire🙏🫶🏻
- VIDEO/ Mateo zbulon projektin e tij të parë muzikor
- “Ke thënë se ish-burri më zgjodhi për…”, Mimoza Ahmeti shkakton të qeshura në Fermë: Ka qenë video me AI…
- “Do fillojnë të ndihen sikur diçka e madhe po vjen drejt tyre”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- VIDEO/ Ina tregon arsyen pse u nda nga Keijsi: Më vjen keq për çdo histori dashurie që…
- Luiz Ejlli takon aktorin e famshëm turk që luante Ezelin: Së shpejti…
- “Mbretëresha ime”, Selin uron nënën e saj për ditëlindje: Edhe 1000 jetë të tjera do të të zgjidhja të ishe mami im
