Stelina dhe Keijsi janë përplasur në program gjatë një takimi në mes të studios. E pyetur nga moderatorja e programit, Megi Pojani nëse e do ende Keijsin apo jo Stelina me lot në sy tha se sido që të shkojë situate e saj me të ajo do ta mbajë mend gjithmonë si diçka të bukur lidhjen mes tyre.
“Nëse mund të them që i kam hedhur poshtë të gjitha ndjesitë që unë kam për Keijsin gënjej veten, gënjëj juve dhe gjithë shqiptarët. Kështuqë unë nuk e di si është përfundimi i kësaj, po di të them që “Përputhen” ka qenë shumë i bukur me Keijsin. Sido që të shkojë kjo gjë është eksperiencë që unë do ta mbaj mend me Keijsin”, tha Stelina.
Pas fjalëve të Stelinës, Aulona Musta u çua dhe i dha një përqafim të ngrohtë. Ajo tha se këtë gjë duhet ta kishte bërë Keijsi, pasi ajo i shprehu dashurinë.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
