Meteorologu Akil Osmani, i ftuar në një lidhje live në Euronews Albania ka thënë se kjo javë do të jetë me temperatura të larta, me rritje graduale deri në fundjavë.
Ai ka theksuar theksoi se temperaturat do të regjistrohen mbi vlerën 40 gradë Celsius.
“Duke filluar nga dita e nesërme dhe në vijim, do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit. Nga dita e premte dhe gjatë fundjavës do të kemi temperatura që do të regjistrohen mbi 40 gradë Celsius, duke përfshirë edhe qarqet e Tiranës, ku pritet të afrohen deri në 42 gradë Celsius. Gjithashtu, edhe në zonat verilindore priten temperatura shumë të larta. Vala e të nxehtit ka prekur rajonin e Ballkanit dhe pritet që gjatë pjesës së dytë të javës të intensifikohet gradualisht. Ditën e sotme pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në gjysmën lindore të territorit shqiptar. Ndërsa sot temperaturat do të jenë më komode, me maksimumet që mund të jenë 7 gradë më të larta”, është shprehur Osmani.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
