Moderatorja Alketa Vejsiu, gjatë një bisede me ndjekësit e saj në Instagram është shprehur, se do ta prezantonte sërish Festivalin e Këngës në RTSH, vetëm nëse do të ndërrohej drejtori i tij.
Moderatorja ka kritikuar drejtorin aktual të RTSH-së, Alfred Pezën duke e shprehur se nuk do ta falë kurrë.
“S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë. 32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk denjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë. Unë i shmang polemikat, por më duhet të mbaj qëndrim publik sot. Kam lexuar shumë për Fredin këtë kohë. Të gjithë ata që e atakojnë nuk e kanë dritaren time, kështu që po flas edhe për ata. Mos i shkel kurrë njerëzit që të shtruan rrugën ku ecën ti sot, Fred, me kostumin e një drejtori që s’di ta mbash e nuk të shkon fare, se ti nuk di të jesh njeri dhe ky është kriteri i parë i njerëzve që sjellin progres. Atë pozicion pak njerëz mund ta dinë ta mbajnë. Ti thjesht nuk je i denjë! Të rroftë xhaketa me shamiçkë! Rastin e kësaj gruaje të mirë që hoqën nga puna do e bëj unë publik (edhe pse mori leje pa të drejtë page, për emergjencë fatkeqësi) e paparashikuar me ligj dhe kjo më mirëkuptoni, nuk është revoltë banale për çështje page, se atë do ta ketë sa të ketë jetën, por çështje dinjiteti dhe të drejtë për atë nepotizmin që ulet këmbëkryq në shumë institucione duke i hequr mundësitë meritës dhe kontributeve të shumë njerëzve. Të shkosh në pension me dinjitet, meqë ka punuar me korrektesë për 32 vjet, është trofe i rëndësishëm, që ti ia vodhe. Karma është një k*rvë, mos e harro, Alfred Peza! Ne të gjithë e marrim atë që meritojmë! Ka Zot!”, shkruan Alketa në postimin e saj në Instastories.


- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
