Reperi italian, Fedez ka bërë disa postime melankolike në Instagram, duke ndarë vargje nga kënga “Another Love” e Tom Odell dhe disa reflektime personale që duken si pjesë të një kënge të tij të re.
“Dua të këndoj një këngë që do të jetë vetëm e jona, por ia kam kënduar të gjitha një zemre tjetër. Dua të qaj, dua të bie në dashuri, por të gjitha lotët e mi janë derdhur për një dashuri tjetër”, shkruan ai, duke shtuar edhe përkthimin e këtyre vargjeve në italisht.

Në një nga Story-t e tij të fundit, Fedez ndau një mendim prekës: “Ndonjëherë të fotografoja fshehurazi sepse kisha shumë frikë se nuk do t’i jetoja më ato momente me ty. Tani, ato foto i ruaj me shumë kujdes”.
Më vonë, ai shtoi vargje të tjera që flasin për një dashuri të humbur dhe për dëshirën për t’u rilidhur emocionalisht.
Kujtojmë se, rreth gjashtë vite martesë dhe dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria, Fedez dhe Chiara Ferragni i dhanë fund martesës së tyre më 12 dhjetor, me një vendim nga Gjykata e Milanos.

- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
