Këngëtari i njohur, Stine ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten, Graciela. Ndër të tjera Stine ka treguar një aksident të bërë disa kohë me Gracielën.
Ai është shprehur se asaj kohe ishin shokë dhe ndërkohë Graciela ishte duke e ndjekur me makinë fshehur. Në një moment teksa këngëtari ka frenuar para një pusetë ajo i ka rënë nga mbrapa.
“Bënte ndjekjet atë kohë si Formula 1, më del një pusetë para dhe frenoj unë vetëm kur më bie nga mbrapa. Thashë kush më ra. Dal nga makina shih unë, Graciela. ‘Më fal’, më tha, ‘doja të të ndiqja jo t’i bija makinës’. Aq shumë më ka ndjekur Gracia nga mbrapa sa më është dashur të ndërroja vendin. Mësova një stil. Shkoja tek lokali i Rozanës, lija makinën time aty dhe merrja tjetër. Shkonte Graciela dhe i merrte të gjithë me radhë, ‘e keni parë gjë Stinen'”, u shpreh ai.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
