Stilistja e njohur, Enxhi Valteri, e ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka komentuar shumë të detajuar në lidhje me veshjet dhe stilin e banorëve në shtëpinë e BBV në këtë edicion dhe jo vetëm.
Kush është e veshura më me stil?
Nga vajzat mban kurorën Françeska, nuk ka lidhje me çmimin dhe vlerën e veshjeve. Nuk është çështje marke por çështje stili. Françeska ka stilin e zonjushës, vajzës klasike dhe elegante nuk ka një stil ‘beggy’. Me karakterin e saj që është e zonja në debat ka një feminilitet që e përcjell më së miri. Stilin që ajo ka di ta mbajë.
Ndër të tjera stilistja shtoi se:
Më ka pëlqyer Erjola. Jo gjithmonë në dy-tre raste më është dukur pak vulgare sepse unë besoj që ti duhet t’i përshtasësh linjat e tua me veshjen që zgjedh. Është një vijë shumë e hollë që ndan vulgaren me atë që quhet sensuale. Erjola është një vajzë shumë e bukur, është një perlë dhe sigurisht që çdo gjë i rri bukur por ka pasur raste që ndoshta ka çeduar pak. Në përditshmëri më ka pëlqyer.
Kush ka “gabuar” më shumë nga vajzat sipas saj?
Mbase Heidi, me gjithë dashamirësinë që kemi për personalitetin e saj sigurisht që mbase nuk ka zgjedhur personat e duhur jashtë për ta veshur dhe për të zgjedhur veshjet e saj. Heidi nuk është se pikaset për stilin e saj përveç personalitetit dhe lojës që po bën, për mendjen, qetësinë dhe është një kukull. Njeriu duhet të përshtasë linjat e tij me veshjet që zgjedh.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
