Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të hëne e ftuar në “Wake Up”, ku bëri parashikimin e shenjave të horoskopit për këtë javë.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo u pyet edhe në lidhje me ndeshjet që kanë mbetur të Kampionatit Europian 2024 dhe bëri parashikimin e yjeve për secilën skuadër.
Pjesë nga biseda:
Blendi Salaj: Franca, Spanja, Holanda dhe Anglia, janë katër finalistet e Euro 2024
Meri Shehu: Dhe sa e vështirë që është
Blendi Salaj: Ti je prezantuar me futbollin, gjithmonë e ke dashur. Tani si astrologe, na thuaj kush fiton kampionatin? Fillimisht si del Francë-Spanjë, Holandë-Angli dhe pastaj finalja?
Meri Shehu: Po t’i marr nga ana e shenjave, Spanja është e shenjës së Shigjetarit, është gjithmonë në ofensivë, do të zgjerohet, nuk përmbahet dhe ka treguar që është shumë mirë.
Franca është Luan, mesi i korrikut nuk i kap shumë mirë edhe Luanët dhe Shigjetarët. Edhe Franca ka atë pompozitetin e madh
Blendi Salaj: Po lexoj se Franca mund Spanjën?
Meri Shehu: Jo, nuk e thashë këtë. Po analizoj pak shenjat. Pastaj është Holanda-Anglia. Anglia është shenja e Dashit dhe Holanda është shenja e Demit. Po jap shenjat e skuadrave. Tani Spanja duket që është më superiore. Franca po më duket si fantazma e Operës, meqenëse edhe Mbappe ka vënë edhe atë maskën. Më duket sikur po luajnë një film të vjetër për t’u futur në një tunel, për të gjetur dashurinë e fitores. Spanja mund Francën.
Ndërsa në ndeshjen tjetër unë jam me Anglinë se është shenjë e Dashit, dua të promovohet, ka një lloj stili pavarësisht se po ecën me ngadalë. Jo se Holanda është mbrapa, e di që këtu ka shumë tifozë. Shenja e Demit ecën me ngadalë me ritme këtë periudhë.
Unë jam Spanjë-Angli. Unë asnjëherë nuk kam qenë me Spanjën, Spanja kurrë nuk e ka dashur Shqipërinë, në kuptimin e vërtetë, thjesht po nisem si tifozë dhe po them për Anglinë, nuk po nisem nga yjet.
- “Beqarët do kenë mundësi për takime pasionante”, Horoskopi i datës 4 gusht
- “Je shoku im i ngushtë”, Selin bën dedikimin romantik për DJ Gimbon
- “Rritje të ardhurash ose mundësi për avancim në karrierë”, tre shenjat e Horoskopit që janë të favorizuara financiarisht këtë javë
- “Kjo javë nxjerr në pah forcën dhe shkëlqimin tuaj”, Horoskopi i datës 3 Gusht
- “Temperaturat mbi 40 gradë Celsius”, meteorologu bën parashikimin e motit: Vala e të nxehtit ka prekur rajonin e Ballkanit dhe pritet që…
- “S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu”, Ylli Limani uron nënën për ditëlindje: Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje
