Këngëtarja Maya, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “N’majë t’gjuhës”, ku rrëfeu se, nuk u bë dot nënë atëherë kur kishte dëshirë por ëndërra iu bë realitet pas humbjes së 3 familjarëve të saj.
“Shumë vite nuk po kishim rezultat me ardhjen e fëmijës në jetë dhe dikur, pas një tragjedie në familjen time, iku nëna, babai në moshë pak a shumë jo të duhur… të duhur, prindi s’është kurrë në moshën e duhur, por na iku vëllai i vetëm, papritur, pa kujtuar, pas ikjes së prindërve. Në këtë kohë unë po merresha me këtë pjesën e dëshirës së madhe për të sjellë një fëmijë në jetë dhe kur ndodhën këto gjërat, thashë lëre, e kishte shkruar Zoti që të mos ndodhë, s’bëra fëmijë, punë e madhe, kemi plot, familje e madhe. Pas këtyre, se s’dua të flas shumë për këtë pjesën, më rrëmben shumë emocionalisht dhe nuk ka dhimbje që ikën, thjesht mësohemi me të. Bëj fëmijën, djalin një ditë pas humbjes së vëllait dhe të prindërve. Edhe erdhi, ashtu e kishte shkruar Zoti që të lindte ai fëmijë”, tha Maya.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
