Moderatorja Kiara Tito ka publikuar disa pamje nga nata e dytë e “Portokalli” për këtë sezon.
Kiara Tito ka publikuar një video, ku shihet e rrethuar nga fansat e saj të cilët i kërkojnë të bëjnë fotografi dhe e mbushin me dhurata.
“Faleminderit që erdhët, e vlerësoj dhe ju dua shumë publiku im! Jeni më të mirët në botë! Shihemi sonte në orën 21:00 në “Portokalli” në “Top Channel””, shkruan Kiara Tito.
Më pas Kiara ka publikuar edhe disa foto të realizuara profesionalisht, ku shihet e veshur me një fustan të kuq, një palë taka të kuqe, me flokët e mbledhur pas dhe një palë vathë që shkëlqejnë.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
