Këngëtari Alban Skënderaj ka njoftuar se koncerti “Motiv”, i planifikuar të mbahej gjatë muajit gusht në Vlorë, nuk do të zhvillohet sipas planit.
Në një postim në Instagram, Alban Skënderaj njoftoi se ky vendim vjen si pasojë e situatës së krijuar në vend, e lidhur me protestat e vazhdueshme kundër investimeve në Vlorë.
Postimi i Albanit:
Te dashur miq
Per ju qe jeni interesuar, me keni shkruar e pyetur vazhdimisht. Prej muajsh, nje staf i madh kemi punuar me pasion per t’ju sjelle nje surprize qe e prisja me emocion te vecante. “MOTIV” ishte planifikuar te vinte si nje produksion gjigand ne Vlore kete gusht. Jo vetem per vlonjatet por te gjithe pushuesit qe do te gjendeshin ne Shqiperi dhe gjithe qytetet per rreth. Kishim pergatitur gjithcka me dashuri, me ide te reja dhe me deshiren per ta kthyer ate koncert ne nje feste te paharrueshme.
Megjithate, per shkak te situates se krijuar ne vend kam vendosur qe koncerti i planifikuar ne Vlore te mos zhvillohet ose te shtyhet per nje date te pacaktuar. Ne rrugetimin tim kam besuar se muzika pervec se nje profesion ka dhe nje mision. Te frymezoje, te jape shprese, te krijoje ura aty ku ka distance dhe te bashkoje njerezit aty ku jeta i ka ndare. Kjo ka qene zemra e “MOTIV”.
Ne te gjitha shtetet si Kosove, Itali, Greqi, Angli, Gjermani etj, dhjetera mijera bashkatdhetare u mblodhen per te perjetuar ndjesine e bukur se, pavaresisht se ku jetojme, vazhdojme t’i perkasim te njejtes gjuhe dhe te njejtes kulture. Prandaj, ne nje moment si ky, uroj me zemer qe gjithcka te zgjidhet paqesisht e ne menyre qytetare, dhe, “MOTIV” te na gjeje serish te bashkuar ne gezim.

- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
