Acari arktik që ka mbërthyer veriun e Europës nuk do ta prekë Shqipërinë. Edhe gjatë kësaj jave, intervale me kthjellime pritet të jenë të pranishme në territorin tonë.
Sinoptikani Hakil Osmani ka shpjeguar për Klan News se pritet të kemi mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit.
Përjashtim do të bëjë vetëm dita e martë që parashikohet me reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonat malore.
Megjithatë, kjo do të sjellë një situatë e përkohshme pasi reshjet do ia lënë vendin diellit, të paktën deri ditën e enjte.
“Territori shqiptar, të paktën gjatë kësaj jave, parashikohet që të ketë mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit. Vendi ynë ditën e sotme do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime, kryesisht në zonat perëndimore dhe në zonat jugore, ndërsa në zonat veriore pritet të kemi vranësira të shpeshta. Vranësirat pritet që të bëhen më të dukshme ditën e martë duke bërë që të kemi prezente momente me reshje të izoluara shiu, kryesisht në veri-perëndim të territorit shqiptar gjatë pjesës së parë të ditës dhe më pas gjatë mesditës dhe pasdites do të kemi vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar duke bërë që të kemi momente të pakëta me reshje të izoluara në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqjen e reshjeve të dëborës, por që do të jenë në sasi të pakëta. Mbeten disi prezente gjatë ditës së mërkurë reshjet e pakëta dhe të izoluara dhe më pas duke filluar nga pjesa e dytë e ditës së mërkurë dhe në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit, të paktën deri në ditën e premte, kur sërish ka sinjale të sjellë vranësira të shpeshta, të kemi sërish reshje shiu, kryesisht në Ultësirën Perëndimore dhe në një pjesë të zonës malore ka sinjale të kemi rikthim të reshjeve të dëborës”, tha Osmani.
- VIDEO/ Nevina Shtylla e pyet se si do jetë marrëdhënia me Gjestin jashtë BBV, ja si përgjigjet Egli
- “Sot do të ndajmë krevatet”, Egli-Gjestit: O palaço, nuk ke faj ti…
- VIDEO/ Moderatorët e Top Channel surprizojnë finalistët e BBV4
- VIDEO/ Rozana Radi: Ja pse Gjesti, Egli dhe Laerti nuk duhet të fitojnë “BBV”
- Sondazhi: Nëse do ishin “kokë më kokë”, ja kush do ta fitonte BBV4
- “Di si t’i bëjë paratë të punojnë për të”, këto shenja Horoskopi kanë aftësi për të tërhequr para