Bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini ishte e ftuar dje në një intervistë për Top Albania Radio.
Ajo u shpreh për rrugëtimin e Mirit në “Big Brother Vip”, raportet dhe debatet që ai ka patur me banorët e tjerë, e shumë të tjera.
“Marrëdhënia e Mirit dhe Selin ka qenë ndryshe nga të tjerat. Unë mendoj që edhe Selin përfiton shumë nga Miri, e shikon si një person i rritur nga ku mund të marë këshilla. Nuk jam xheloze. Edhe unë kam qenë xheloze kur kam qenë më e re, por unë dhe Miri kemi më shumë se një dekadë bashkë, ne e njohim me sy mbyllur njëri-tjetrin. Në një martesë duhet të kesh besim. Kam besim te ai se e njoh shumë mirë. Çfarë bën Selin nuk më përket mua, por edhe nëse ajo do donte diçka e di që ai do i thoshte stop. Selin e ka kuptuar që te Kutia e Pandorës ka diçka lidhur me të dhe atë do të zbulojë. Nëse nuk do ishte Miri, Selin nuk do kishte arritur aty ku është. Ajo nuk do që të distancohet Miri se ajo ka shumë përfitime nga kjo gjë. Unë mendoj, ashtu si e shoh unë, është një presion i madh për Mirin sepse është i mbyllur aty brenda për aq gjatë. E shoh që është pak i lodhur, por çuditem si e gjen këtë durimin që ka. Nëse do isha unë atje brenda, nuk do kisha reaguar aq qetë sa ai. Nuk kam frikë fare nga ajo marrëdhënie. Kur ti ke një martesë dhe nuk ke besim, por ke xhelozi, kjo do të thotë që në marrëdhënië ka diçka që nuk shkon. Pak xhelozi i jep zjarr raportit, por aq shumë jo. Ata nuk kanë bërë asgjë, nuk puthen, nuk bëjnë asgjë”, tha ajo.
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
