Sarah Berisha ka ndarë detaje nga marrëdhënia e saj me PM dhe planet për bashkëjetesë gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra.”
Blogerja e njohur zbuloi se ata po mendojnë të hedhin hapin e madh në lidhjen e tyre, por ende nuk kanë vendosur nëse do të vendosen në Tiranë apo Prishtinë.
“Ky është një hap që mund të vijë shumë shpejt, por ende nuk kemi vendosur për vendndodhjen. Jemi duke e menduar të dyja opsionet“, tha Sarah.
Ajo shtoi me humor se PM nuk është tipi i një romantiku klasik, megjithatë, arrin ta surprizojë herë pas here.
“Pata një shpresë kur shkuam për pushime në Itali. Mendova se ndoshta aty mund të ndodhte diçka më e veçantë, por jo. PM nuk hyn te personat romantikë, por ndonjëherë bën diçka që më befason“, tregoi ajo.
Surpriza e intervistës erdhi kur PM u përfshi drejtpërdrejt në një lidhje me video, duke e bërë situatën më emocionale.
“Sarah e di shumë mirë sa shumë e dua dhe sa i rëndësishëm është ky hap për ne“, tha ai, duke konfirmuar planet e afërta të çiftit.
- “Koha për argëtim ka mbaruar”, Horoskopi i datës 21 Maj
- VIDEO/ Tiri dhe Shkëlzeni ‘e djegin’ në Turqi, Neda ‘iu kthehet’: Shokët tuaj janë me nga tre kalamaj!
- Surprizë! Kiara Tito zbulon për herë të parë projektin e madh me Luiz Ejllin
- Kiara Tito tregon momentin e vështirë në “Portokalli”: Gati po qaja në prapaskenë…
- VIDEO/ Me pushime në Turqi, Krisa ‘e kap mat’, Tirin…
- Këto shenja Horoskopi do kenë fatin në anën e tyre këtë javë