Aktori i njohur Agron Llakaj ka emocionuar ndjekësit në Instagram me një letër prekëse kushtuar bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandinës, e cila do të festonte ditëlindjen sot, më 1 dhjetor.
Në këtë postim të ngrohtë, Llakaj ndan me ndjekësit mallin dhe dhimbjen për humbjen e saj:
“E dashur dhe e shenjtë Kostandina, 1 Dhjetor, Ti sot ke ditëlindjen… Si sot një vit më parë, festuam me gëzim, kënduam me zjarr “happy birthday” pa e ditur se kjo ishte torta e fundit me Ty. Sot, kjo ditëlindje vjen e pakuptimtë pa praninë tënde.”
Aktori ndalet në përditshmërinë e tij, ku një tufë lule dhe një qiri janë të vetmet simbole të kujtimeve që ruan: “Cdo ditë në ecejaket tona drejt Teje, shpirti yt vjen si flutur ose vegim. Ne kërkojmë një shenjë nga Ty, duke shpresuar që ai ylli që ndriçon më fort natën je Ti, që ajo reja si engjëll je Ti.”
Në fund të letrës, ai e përshëndet me një mesazh dashurie dhe mirënjohjeje: “Ti je këtu, mes nesh, mes atyre që të deshën aq shumë. Qesh zemër, ashtu siç dije të qeshje Ti, me trup e shpirt. Për Ty do ketë veç Ditëlindje! Të Dua!”
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
