Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi, janë bërë prindër për herë të parë ditën e djeshme.
Lajmin e bukur e zbuluan vetë ata përmes një postimi në “Instagram”, ku publikuan foton e parë. Në këtë pozë shfaqet këngëtari i njohur teksa mban vogëlushen në krah.
Gjordeni shkoi se ardhja në jetë e vajzës, të cilën e quajti një perfeksion, është bekim i madh nga Zoti.
“Ende jemi ne mosbesim te bekimit qe kemi marre nga Zoti diten e sotme! Doja tju falenderoja me shpirt te gjitheve per mesazhet tuaja, urimet, dhuratat dhe gjithcka tjeter. Jane mijera dhe as nuk e di a do arrij dot tju kthej te gjitheve nje e nga nje.Une jam shume mire! Nea gjithashtu. NJE PERFEKSION 4kg qe njeh zerin e mamit, babit prej dites pare dhe qe na dhuroi buzeqeshjen e pare qe sot.Ju urojme ti keni zemrat plot te gjithe, e ata qe kane vite qe perpiqen per nje mrekulli te tille, t’i mbushin krahet sa me pare! Ne jemi sot me te lumtur se kurre!Ju duam Sara, Bardhi dhe Nea”, shkroi Sara Gjordeni.

- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
