Artistja Rozana Radi ka publikuar në Instagram një foto, ku shihet së bashku me prindërit dhe motrën Andeta Radi.
“Ora 02:50 rastesishfati më çoi duart ne një thesar që besoja se e kisha humbur përgjithmonë.
Një fotografi ku jemi të katër: unë, motra ime, mami dhe babi. Një copëz jete ku jemi bashkë, përpara se jeta të më mësonte se si është të mbijetosh pa ata që do më shumë. Një kujtim që më goditi si rrufe, por edhe më ngrohu shpirtin. Ky imazh nuk është thjesht një foto. Është pasuria ime. Jo sepse është e bukur, por sepse është e vërtetë. Mos e lini jetën t’ju kalojë pa kujtuar nga vini. Kujtimet janë të shenjta. Dashuria nuk vdes. Dhe unë… nuk harroj. Ps: Për të gjithë ata që i kanë pranë njerëzit e zemrës mos prisni. Përqafoni fort. Fotografoni çdo çast. Se një ditë, një foto mund të jetë pasuria më e madhe që keni. Dua te ftoj dy miq te mi për te postuar dhe ata fotografinë e jete se tyre. Dhe pasi ta postojnë të bëjnë tag dy miq të tjerë. @jonidaalickolli @laertivasili #photochallenge”, shkruan Rozana.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
