Këngëtarja Rozana Radi ka bërë në rrjetet sociale një postim të gjatë, ku shprehet se ka lënë pas një vit ku e vuri veten në provë më shumë se kurrë.
Ajo gjithashtu ka falenderuar të gjithë fansat e saj për urimet e ditëlindjes.
Postimi i Rozanës:
Një vit ku e vendosa veten në provë më shumë se kurrë. Një vit i cili ishte si një pasqyrë ku une pashë veten pa filtra, pa grim, pa tituj të blerë.
Kam zgjedhur gjithmonë të jem e vërtetë, edhe kur vërtetësia kushton më shumë se fama e lehtë. Kam zgjedhur të mos ndërtoj kurrë një emër mbi skupe, thashetheme apo skena boshe por mbi art, mbi fjalë, mbi punë dhe mbi shpirtin që i kam dhënë çdo projekti tim.
Faleminderit vetes që nuk ma tradhtoi veten. Faleminderit vetes që nuk e uli kokën kur do ishte më e thjeshtë të heshtja. Faleminderit që zgjodha të jem unë, ashtu siç jam me zë, me zemër, me të vërtetën që nuk ka frikë nga asgjë.
Ky vit iku, por unë mbeta. E njëjta, por më e fortë. Dhe rruga vazhdon gjithmonë me art, gjithmonë me të vërtetën. Flm per cdo urim ne diten time te lindjes. Cdo fjalë e mirë nga ju më jep forcë të vazhdoj me zemër të madhe dhe me koken lart. Kush nuk më do? Le të ecë ne rrugën e tij, unë do të vazhdoj ne timen të shkëlqej! Faleminderit që jeni pjesë e këtij udhëtimi me mua. Jeta është për të guximshmit dhe unë jam një prej tyre.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
