Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell) dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Në relievet e larta malore në lindje të territorit, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur dhe mjegullinë dhe shikim i reduktuar, parashikohet në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe për shkak të reshjeve të shiut dhe të dëborës.
Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
