Familjarët e Mimoza Ahmetit kanë reaguar sonte me një postim në rrjetet sociale.
Postimi:
Jemi shumë të zhgënjyer nga produksioni, i cili duket se po përpiqet me çdo mënyrë ta ulë Mozën pikërisht pak para finales, në një moment kur kësaj aventure po i vjen fundi dhe kur ajo nuk u duhet më për shikueshmëri. Që nga dita e parë, Moza ka qenë një nga personazhet që e ka mbajtur gjallë “Ferma VIP” dhe na duket e padrejtë që kontributi i saj të minimizohet në këtë fazë të garës. Ajo ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku dhe një numër të madh votash nga ndjekësit që e kanë përkrahur pa u ndalur që në fillim të këtij rrugëtimi. Si familjarë, shpresojmë që vullneti i publikut të respektohet dhe që Mozës të mos i mohohet fitorja që e ka merituar me përkushtimin, sakrificën dhe mbështetjen e vazhdueshme të publikut.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
