Edona, tezja e Selin ka qenë sot e ftuar në BBV Fan Club 5. Ajo foli për situatën e mbesës së saj me Mirin e “ëest Side Family”.
“Është një vajzë e çiltër dhe shumë besnike, por kjo është një lojë. Ashtu e qasën. Nuk ishte zgjedhje e saj dhe për këtë më vjen keq. Por kush po e bën lojën dhe kujt i mbetet barra mbi kurriz kjo mbetet për t’u parë. Nuk mendoj që Selin do zgjidhte një lojë me karakterin e vetë”, tha tezja e Selin.
Opinionisti Arjan Konomi e pyeti tezen e Selin se çfarë do të mendonin prindërit nëse ajo do të kishte një pëlqim për Mirin.
“Kategorikisht unë jam këtu për të mohuar dhe për të shuar disa zëra sepse duke e njohur se çfarë ne kemi rritur, kjo është një gjë që duhet të shuhet njëherë edhe për gjithmonë. Mosha e babit të Selinit është 47 vite sapo i ka mbushur. Dhe kurrësesi nuk jemi të rritur me atë frymë dhe nuk kemi ushqyer fëmijën që të kenë zgjedhje apoklike. Selin ka tjetër nivel dhe në mënyrën më absolute nuk mundet Selin të ketë pëlqim e para për babain e vetë dhe e dyta për një burrë të martuar që gëzon një familje të shëndetshme”, tha ajo.
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
