Moderatorja Alketa Vejsiu është ulur sot në karrigen e Arbër Hajdarit për ta zëvendësuar. Ajo i dha një këshillë Stelinës.
“Nuk do shkoja kurrë në gjendjen që shkon ti Stelina. Si mund të bërtasësh të bjesh pre e çdo lloj provokimi që të bëhet qoftë nga Ina, qoftë nga Keijsi. Qetësohu! Nuk ka gjë më të bukur për një vajzë dhe të gjithë djemtë jam e bindur se më shumë se sa bukurinë e saj, famën e saj, suksesin e saj duan një vajzë që jep paqe, që jep qetësi, jo një vajzë që bërtet, që ngre zërin, që zihet me mish e me shpirt për çdo gjë. Pse bie në provokimin e atij djalit dhe ai të tërheq te gropa e vetë thithëse. Lëre atë se ai do kthjellohet kur të dalë nga shtëpia se sa model të shëmtuar komunikimi po jep këtu dhe se sa model të shtrembëruar të djalit shqiptar jep sot duke qenë arrogant, vulgar, duke të mos të kursyer ty. Unë jam tmerruar kur kam parë një video nga programi ku keni qenë të dy protagonistë, ku ky djalë, i cili moralizon Mirin dhe disa të tjerë atje brenda të thoshte ty sy për sy: “që unë kam të drejtë të kem edhe ty të dashur, të kem edhe një dashnore”. Po të isha në vendin tënd nuk do ta merrja në konsideratë fare mendimin e këtij djali.”, e këshilloi Alketa Stelinën.
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
