Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu ishte e ftuar në Big Brother VIP Fan Club, ku foli për lidhjen e saj më Gjestin.
Ajo tha se kjo lidhje tashmë i përket së shkuarës, por emocionet e “tradhtuan”.
Xheneta u përlot teksa ishte duke folur për Gjestin. E teksa Shqipja e pyeti se kur e kuptoi që ndjenjat e Gjestit nuk ishin të vërteta karshi saj, ajo u përgjigj: “Në momentin kur unë kisha gjithë publikun, banorët, moderatorët kundër meje dhe ai nuk dilte krah meje”.
“Dua të njihem për atë gocën që njihet shumë e fortë dhe dua t’ju jap forcë të gjitha femrave që janë në të njëjtën pozitë sikur jam unë. Më pengon fakti që bëhen krahasime të ndryshme. Personat janë të ndryshëm dhe gjithsecili e përjeton izolimin më ndryshe se tjetri. Nuk domethënë që ti je person i keq nëse e zgjedh një lojë më ndryshe. Më pengon fakti që nuk bëhen krahasimet kur është ofenduar familja ime, morali im, pjesët e trupit tim, ndërhyrjet që kam bërë në trup dhe që e kam pranuar. Fatkeqësisht jetojmë në një popull ku gjithçka që bën një femër paragjykohet shumë si për të mirë si për të keq”, ka thënë ajo më tej.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
