Moderatorja Ori Nebiaj, gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën” ndau një nga momentet më të sikletshme dhe njëkohësisht gazmore të jetës së saj.
E pyetur nëse i ka shkruar ndonjëherë një ish-të dashuri nën efektin e alkoolit, Ori pranoi pa hezitim: “Po, ka ndodhur. Vetëm një herë… por e mbaj mend shumë mirë.”
Ngjarja, sipas saj, ka ndodhur disa vite më parë në dasmën e një shoqeje të ngushtë dhe ishte e nxitur nga atmosfera festive dhe “ndoshta ndonjë gotë më shumë”.
“Episodi ishte epik fare, por u pendova në sekondë. Nuk mbaj mend çfarë i kam shkruar, dhe s’kishte ndonjë rëndësi të madhe – thjesht një moment gabimi”, u shpreh ajo.
Ori shtoi se nuk e ka përjetuar si dramë, por si një çast impulsiv që ndodh në ato mbrëmje ku emocioni kalon kufijtë.
“Ishte një minutë… një çast lumturie”, tha me humor.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
