Opinionistja e edicionit të tretë të “BBV” Ori Nebijaj ka folur në “Pardon My French” më tepër lidhur me eksperiencën e saj në këtë format dhe pozicionin që ajo kishte aty.
Sakaq është parë që një pjesë e mirë e publikut kanë dalë kundër opinioneve që ajo ka dhënë për banorët.
“Duke qenë se isha e qartë se do të ishin valë. Shiko, është e pamundur të gabosh në dhënie opinionesh dhe mendimesh që ti absolutisht e nënvizon çdo herë që janë thjeshtësisht të tuat. Dhe ashtu siç unë kam një opinion në atë kolltuk, patjetër që përgjegjësia është më e madhe, sepse unë jam e ulur aty dhe më dëgjojnë të gjithë po njësoj ka çdo person që e ndjek Big Brother-in na shtëpia një opinion të tijin. Kështu që, që të biem të gjithë në një mendje do të ishte absurde dhe madje do të isha shqetësuar nëse nuk do të kishte disi debat apo diskutim mbi opinionet që unë kam shprehur. Unë me thënë të drejtën jam shumë e lumtur që i kam thënë gjërat siç i mendoj dhe i kam thënë të vërtetat e mia ashtu bruto siç unë i kam menduar, sepse sado që njerëzit të mos mendojnë si ty e vërteta ime nëse është e pastër është thjesht e imja.”, ka thënë Ori.
- Greta flet për marrëdhënien e saj me Selin pas BBV5: Nuk jemi takuar shpesh, por…
- “Hyni në një nga periudhat më të komplikuara dhe më të vështira të vitit”, Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë Horoskopi
- Këto 3 shenja të horoskopit po hyjnë në periudhën e tyre më të mirë
- Gjykata e Hagës dënoi liderët e UÇK-së, Leonora Jakupi në lot: Mu duk sikur ma kanë vra për herë të dytë babën…
- Çiljeta Xhilaga tregon dëshirën për të patur fëmijë me Albanin: Kisha vendosur ose do bëja binjakë, ose…
- Djali i Hashim Thaçit reagon pas vendimit në Hagë: Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim!
