Këngëtari Endri Prifti dhe gazetarja Ola Bruko kanë rrëfyer momentet e para të lidhjes së tyre në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio.
E kërkuan dashurinë tek njëri-tjetri?
Ola: Askush nuk e ka kërkuar.
Endri: Lindi rastësisht pas tri vitesh. Ne kishim emisionin “Dola te Ola” dhe rastësisht.
Ola: Askush nga ne nuk e kërkoi, por për shkak të punës ne qëndronim shumë kohë bashkë. Qëndronim të tre bashkë, edhe me Stefin. Bënim mbledhje pas emisionit, takoheshim gjatë javës se programonim emisionin e radhës e të tjera me radhë.
Kur ishte momenti kur ata e kuptuan se midis tyre po lindte një ndjenjë e bukur dashurie?
Endri: Shën Valentin ka qenë apo Krishtlindje? Një nga këto të dyja.
Ola: Pashkë. (qeshin)
Në rrjet jo të gjithë kanë komentuar pozitivisht rreth lidhjes së tyre dhe Ola ka reaguar edhe për këtë.
“Nuk dua t’i largoj, më shumë sesa dua të përpiqem t’i bëj të kuptojnë njerëzve që nuk duhet të merren me tjetrin. “Kurrë mos thuaj kurrë”, thotë populli. Çdokujt mund t’i ndodhë një e mirë, apo një e keqe në jetë dhe s’mund ta gjykosh tjetrin pa e ditur historinë. Për shembull mua kanë arritur të më shkruajnë deri aty sa “ty të raftë pika moj vajzë që prishe familjen për Endri Priftin”. Më fal, ku e di ti që unë paskëm prishur familjen për Endri Priftin? Kjo është shumë e tmerrshme edhe jo për mua. Mua më vrasin, sepse kjo mund të ndikojë tek fëmijët e mi. Mua vetëm kjo më vret. Unë për fëmijët e mi jam gati të vr.as domethënë. Më falni, mos e merrni sikur, në kuptimin e mirë të fjalës. Kështu që duke qenë se i kam të dy fëmijët adoleshentë dhe të dy fëmijët e duan Endrin shumë. Mezi presin ta takojnë. Përpiqem të mos i marr në konsideratë, pastaj vjen një moment dhe them “si ka mundësi, çfarë janë këto njerëz që e kanë këtë keqdashësi të madhe brenda vetes?”. Në fund të ditës të erdha të mora burrin ty, ose ku di unë. Që ta qartësojmë njëherë e mirë. Kur unë jam lidhur me Endri Priftin nuk kam qenë e martuar, që të qetësohet kjo dynja njëherë e mirë”, tha Ola.
- VIDEO/ Rati tregon rastin e veçantë: Një person më ka ftuar të këndoj në 5 dasmat e tij!
- Eli Fara prek me rrëfimin: Nuk më pret më njeri në Korçë…
- VIDEO/ “Më paska marrë malli shumë”, Mimoza Ahmeti përlotet kur flet për vajzën
- VIDEO/ Selin flet për fejesë dhe martesë: Është më mirë në Kosovë sesa në Shqipëri!
- “Sa e ke çmimin për një natë?”, ja si i përgjigjet Efi Dhedhes ndjekësit
- VIDEO/ Në lidhje me Gjestin? Loredana reagon pas deklaratave të Xhenetës
