Sonila Meço ka qenë sot e ftuar në Big Brother VIP, Fan Club, ku përveç komenteve rreth banorëve të këtij edicioni të pestë bëri edhe disa komplimenta drejtuar Kiara Titos.
“Nuk ke dalë akoma nga Big Brother. Je në mbrojtje totale të banorëve. Unë dhe Kiara jemi takuar për herë të parë kur Kiara i hynte botës së televizionit. Kemi qenë në televizion tjetër Agon Channel dhe Kiara një vajzë shumë simpatike, por shumë e mençur, vendoset si një nga vajzat që shoqëronte Saimirin dhe Gentin. Më kujtohet më vjen një ditë dhe më thotë Sonila kjo nuk është gjëja që dua të bëj. Më jep një këshillë, çfarë duhet të bëj që të arrij. I thashë: po çfarë do të arrish. Po ja tha si ty e si të tjerët. Jam shumë e lumtur që e arrite këtë ditë. Veçse publiku duhet ta dijë. Nuk ke qenë kurrë vajza që i ke hyrë televizonit për të bërë spektakël. Ka qenë 17-18 vjeç dhe mua nuk më ka ndodhur me asnjë vajzë tjetër ekrani dhe jam shumë e lumtur që ke gjetur veten”, tha Sonila.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
