Aktorja Monika Lubonja, e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka zbuluar më shumë detaje në lidhje jetën e saj për periudhën kur qëndronte bashkë me Parashqevi Simakun.
Monika ka postuar në rrjetin e saj social Instagram disa foto të saj së bashku me Parashqevi Simakun dhe vajza të tjera kur kanë bërë zbor.
“Ka qenë viti i parë kur ne nisëm me zborin dhe aty jemi njohur me Parashqevinë dhe me gocat që fillonin Akademinë e Arteve. Atë pesëmbëdhjetë ditëshin nuk e kemi kuptuar kurrë se si ka kaluar. Parashqevia ka qenë njeriu që jo vetëm kishte dashamirësinë për t’u kujdesur. Kemi kaluar mbrëmje të bukura dhe nuk kam për ta harruar kurrë kur në darkë mblidheshim dhe këndonim me kitarë sepse ishte e gjithë Akademia. Bëhej një koncert aq i bukur sa rrallë ndonjëherë mund të bëhen. Sigurisht që janë kujtime kaq shumë të bukura dhe të vendosura në memorien tonë”, u shpreh aktorja.
Ajo tregoi se artistja ka qenë një person që ndihmonte shumë njerëzit.
“Ne kemi pasur shumë marrëdhënie të mira. Ka qenë një person që i ndihmonte të gjithë njerëzit. E kishte atë mundësinë dhe aftësinë që të ishte pranë njerëzve kur kishin nevojë. Një njeri shumë pozitiv. Ishte e lindur për skenën. Njeri i ngrohtë me njerëzit”, tha ajo.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
