Finalisti i BBV5, Miri ka folur sot në “S’e luan topi” për vajzën e tij.
Ai tregoi momentin kur lindi vajza dhe se si u ndje kur e mori në krahë për herë të parë.
“Është gjëja më e bukur në botë. është e jotja. Ti je Zoti i saj. Ti e ke në duar, është vetëm për ty. E kam marrë unë për herë të parë në duar. Një ndjesi që nuk di ta përshkruaj. Është gjëja më e bukur që i ndodh një njeriu”, tha Miri.
