Opinionistja Neda Balluku u ka bërë një thirrje të gjithë prindërve për të mos t’ua lënë fëmijët e tyre gjyshërve, por të kujdesen vetë, ose t’i dërgojnë në çerdhe apo shkolla.
“Duke qenë se këtu te liqeni çdo 10 hapa shoh vetëm gjyshër me fëmijë të vegjël dhe është një vapë dhe torturohen të shkretët nga 60 plus vjeç duke shtyrë karrocën e kalamajve tuaj, duke mos ua prishur tekave dhe kapriçove të kalamajve tuaj. A ka mundësi mos ua lini kalamajtë prindërve se ua nxitë jetën edhe i morët edhe ato pak vite që u kanë ngelur për të jetuar. Sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, me familjen e tyre. Të gjithë të varfër, të gjithë pa asnjë lloj mundësie, pjesa dërrmuese. U ka dalë shpirti t’ju rrisin ju tani duhet t’ju mbajnë edhe kalamajtë. Mbajini vetë kalamajtë. Çojini në çerdhe apo në shkolla ose mos bëni kalamaj”, thotë Neda në një Instastory.
Deklarata e Nedës u komentua shumë në rrjetet sociale dhe lidhur me këtë opinionistja ka bërë një tjetër reagim, por këtë herë ironizues.
“Kjo është pastiço nga dora e dados filipineze e fëmijëve të mi dhe kjo dora e mrekullueshme e filipinezes që po ushqen time bijë”, ka shkruar Neda duke qeshur.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
