E ftuar në një intervistë për emisionin “Prive”, ish-banorja e BBV4, Danja Koka ka deklaruar se pavarësisht se brenda shtëpisë nuk kishte dijeni për ndikimin që lidhja e tyre kishte jashtë, tani që është jashtë, nuk ka asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë.
“Përderisa unë atje kam folur për Redin dhe jashtë ishte bërë e madhe, dhe unë nuk e dija. Ama tani që kam dalë përpiqem të jem kështu, t’i them dy fjalë. Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund, kështu që nuk ka ndonjë gjë të madhe për ta ruajtur hermetikisht”, u shpreh D
Ajo tregoi se Redi është shumë i përfshirë në jetën e saj, përfshirë edhe projektet që po ndërmerr pas daljes nga reality show.
“Ai përfshihet vetë dhe unë kam shumë dëshirën që ta përfshij njëkohësisht. Është shumë i gjindshëm për mua dhe e kemi marrëdhënien shumë të rehatshme në këtë pikë”, shtoi ajo.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
