Kostandina, bashkëshortja e aktorit të humorit, Agron Llakaj është larguar nga jeta, për shkak të një sëmundje të rëndë.
Aktori ka postuar në Instagram një foto, ku shihen të dy së bashku të lumtur e të gëzuar, ndërsa shkruan fjalët më prekëse.
Postimi i Agron Llakajt në Instagram:
Kostandina ime e shtrenjte! Edhe pse t’i kam thene shume e shume here…,sot ne lamtumiren tende te fundit, dua qe t’i kesh me vete. Kemi patur nje rrugetim te veshtire, te lodhur dhe me shume sakrifica…,enderruam per nje jete te re dhe me shume ambicje.
E qe une te mbaroja shkollen e lart te arteve, ti sakrifikove nga jeta jote ,rrite dy femijet..Alkiden dhe Enon.
Sa shume ke sakrifikuar per Ne…,Ti ishe shtepia, forca me e madhe qe ne kishim ishe Ti. Kur vendosem te vinim drejt Tiranes per nje te ardhme me te mire…,ishe po ti qe krijove Tiranen( Itaken )ne mua.
“Nuk do kthehemi mbrapa kurre Agron..,beso ne mua! Ne do tja dalim!” Dhe ashtu ndodhi.
Dhe ecem e ecem, u rritem edhe ne bashke me femijet…,u beme dikushi, i buzeqeshem kohes dhe viteve, te qenurit nene e babe e pastaj gjysher…,sa shume enderra…,por ja qe jeta nuk eshte skenar i shkruar…, semundja e pabese na e mbylli perden e skenes se jetes ateher kur duhet ta shijonim me shume.
Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shume lot per ty por di qe, kur nje artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime me e mire e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tend nga skena une e kerkoj nje duartrokitje te madhe.👏👏👏
Falemnderit Kostandina!
Falemnderit GoNina!
Lamtumire ne qiellin e engjejve aty ku shpirti yt i mire e meriton!
Me prit…,nuk di se kur por ti do me presesh si perhere.🙏💔😭😭😭
- VIDEO/ Mateo zbulon projektin e tij të parë muzikor
- “Ke thënë se ish-burri më zgjodhi për…”, Mimoza Ahmeti shkakton të qeshura në Fermë: Ka qenë video me AI…
- “Do fillojnë të ndihen sikur diçka e madhe po vjen drejt tyre”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- VIDEO/ Ina tregon arsyen pse u nda nga Keijsi: Më vjen keq për çdo histori dashurie që…
- Luiz Ejlli takon aktorin e famshëm turk që luante Ezelin: Së shpejti…
- “Mbretëresha ime”, Selin uron nënën e saj për ditëlindje: Edhe 1000 jetë të tjera do të të zgjidhja të ishe mami im
