Bricjapi është mjeshtër i vetëkontrollit emocional dhe fshehjes së ndjenjave. Ndonëse nga jashtë mund të duket i ftohtë, i prerë dhe i pashqetësuar, brenda tij zhvillohet një stuhi ndjenjash që rrallëkush mund ta kuptojë.
Bricjapi nuk lejon lehtë askënd në botën e tij të brendshme. Për të, shfaqja e emocioneve është baraz me dobësi, një gjë që e bën të ndihet i pambrojtur dhe i “zhveshur” emocionalisht. Ndaj, edhe kur digjet për dikë, ai rrallëherë do ta tregojë.
Mund të të dojë me gjithë qenien e tij, por do të vazhdojë të mbajë një fytyrë të qetë dhe të matur, sikur asgjë nuk po ndodh. Kjo nuk ndodh nga mungesa ndjenjash, por nga frika e ekspozimit emocional dhe ndjenja e rrezikut që vjen me të. Ai ka ndërtuar që në moshë të re një “mur mbrojtës” që e bën të duket i fortë, stoik dhe i paprekshëm, një lloj mburoje që përdor për të shmangur lëndimet.
Bricjapi është ai person që mund të kalojë net pa gjumë, duke menduar për ty, por që nuk do të dërgojë asnjë mesazh. Një dashuri që jeton më shumë brenda tij sesa në sy të botës, sepse për të, ndjenjat janë të shenjta… por edhe të rrezikshme./Iconstyle
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
- Miri: Jemi në qendër të vëmendjes si familje, gruaja ime është “VIP-e” tani!
