Këngëtarja Miriam Cani ka dhënë një mesazh nëpërmjet një postimi në Instastory.
“Ka një orë të padukshme në fund të ditës, kur zhurma shteron, drita shuhet… dhe mendja ndizet. Është ora kur njeriu zhvishet nga çdo rol dhe mbetet përballë vetes. Vetëm ai… dhe e vërteta e tij me intime. Në atë çast të heshtur, jemi si fëmijë të humbur në labirintin e mendimeve tona. Shfletojmë copëza dite, shikime të pakuptuara, ndjesi të pathëna, dhimbje pa emër. Një mall i pashpjeguar për gjithçka që nuk mori kohën e vet. Dhe megjithatë… ka diçka hyjnore në këtë lloj vetmie. Ajo na bën njerëzore. Nuk është shenjë dobësie të ndjesh thellë.. është dëshmi që je gjallë. Natën e mirë, ju që po më lexoni me zemër. Uroj që gjumi t’ju kthejë në atë cep të shpirtit tuaj që nuk u njollos kurrë nga jeta. Aty ku heshtja është paqe.”, shkruan Miriami.

- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
