Fituesja e Ferma VIP 3, Mimoza Ahmeti ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.
POSTIMI I MIMOZA AHMETIT:
Pas një rrugëtimi të paharrueshëm prej 80 ditësh në Ferma VIP, i cili përfundoi mbrëmë me fitore, ndjej nevojën t’ju falënderoj nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, dashurinë dhe besimin që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj aventure.
Jam ende e emocionuar dhe sinqerisht nuk e kam marrë ende veten plotësisht nga izolimi dhe nga të gjitha emocionet e forta që kam përjetuar. Megjithatë, gjëja e parë që desha të bëj ishte t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë. Ju më keni kuptuar, më keni mbështetur në momentet më të bukura dhe më sfiduese, më keni dhënë forcë kur kisha nevojë dhe keni besuar tek unë deri në fund. Për këtë do t’ju jem mirënjohëse gjithë jetën.
Kjo fitore nuk është vetëm e imja, por e të gjithëve ju që më qëndruat pranë, që më votuat, më inkurajuat dhe nuk reshtët së më mbështeturi. Falë jush, ky rrugëtim mori kuptim dhe u shndërrua në një përvojë që do ta mbaj gjithmonë në zemër.
Një falënderim të veçantë dua t’ia kushtoj stafit të Ferma VIP për përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj nesh që nga dita e parë. Gjatë gjithë qëndrimit tonë, ata u kujdesën që të mos na mungonte asgjë dhe bënë maksimumin që kjo eksperiencë të ishte sa më e mirë për secilin prej nesh. Mirënjohje për punën e palodhur dhe përkushtimin që shpesh nuk shihet nga publiku, por që ka një vlerë të jashtëzakonshme.
Faleminderit nga zemra familjes sime, miqve të mi, të gjithë mbështetësve dhe çdo personi që ishte pjesë e këtij rrugëtimi. Dashuria që kam marrë nga ju është dhurata më e madhe që mund të merrja.
Ju dua dhe ju jam pafundësisht mirënjohëse.
- VIDEO/ “Uaaa moj mami”, Mimoza Ahmeti fiton unazë me çmim 10 mijë euro, ja si reagoi kur e vendosi në gisht
- “Kafja e mëngjesit vazhdon më vjen njësoj”, Selin dhe Gimbo nisin bashkëjetesën?
- “Kur të zgjohen do të kenë një punë më pak”, Selin dhe Gimbo bëjnë gjestin fisnik për komshinjtë e Gretës dhe Onnos!
- Mimoza Ahmeti reagon pasi fitoi Ferma VIP 3: Dashuria që kam marrë nga ju është dhurata më e madhe që mund të merrja!
- Ermal Mamaqi bën deklaratën e fortë: Nuk është çudi që Moza të jetë Kryeministër, Shqipëria do ishte shumë në paqe!
- Familjarët e Mimoza Ahmetit reagojnë pas fitores së Ferma VIP: Fitorja ju takon juve, publik i dashur!
