Takimi i fundit mes Livias dhe babait të saj ishte kur ajo ishte 6 vjeç.
Mirëpo dje babai i saj Tonini erdhi në Big Brother përmes një lidhje skype nga Bresha e Italisë, për t’i thënë të bijës se është krenar me të dhe se ajo duhet të vazhdojë me kokën lart.
Të përlotur, ata e mbyllën komunikimin emocionues duke premtuar se do të takohen pas daljes nga Big Brother Vip.
Biseda mes Livias dhe babait:
Babai i Livias: Mirëmbrëma Ledion…
Livia: Është ai zëri…. zëri që kisha në vesh.
Babai i Livias i përlotur: Po zëri që ke pasur në vesh, e ke rregjistruar në mendje dhe të ka munguar për vite e vite.
Livia që qan me ngashërim: Sa theksin e bukur e ke bab. Si je?
Babai: Jam mirë, si je ti?
Livia: Jam shumë mirë… jam duke u dridhur, por do doja të të thoja shumë gjëra.
Babai: Mos u dridh. Është një gjë e jashtëzakonshme për mua që nuk të kam parë më që fëmijë. Është një plagë e madhe për një baba që nuk sheh fëmijën e vetë, pavarësisht se këtu nuk është vendi të diskutojmë shumë gjëra, pasi nuk dua të të lëndoj ty dhe askënd. Të falënderosh mamin që të ka mbajtur, ose anasjelltas… këto janë zgjedhjet e jetës. Ka raste që fëmija gëzohet, që hidhërohet. Jeta kështu është.
Livia: Kam takuar gjyshen para se me ardhur këtu.
Babai: Më ka thënë.
Livia: A je krenar për mua?
Babai: Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderoje babin… Herën e fundit që ke ardh me mua për 10 ditë, ka qenë edhe halla, ti mbase s’e mban mend, edhe u mërzite. Ishte e pamundur që unë të të mbaja aty, se të shkulësh një fëmijë prej nëne, nuk është e lehtë. Shpresoj që një ditë të gjesh një partner dhe të kalosh një jetë të lumtur, të mos vuash se ke vuajtur fëmijë.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
