Modelja Aurela Hoxha ka folur gjerë e gjatë mbi jetën e saj, teksa ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Salsano Rrapi dhe Elona Duron.
U bënë disa vite që kur ajo jeton jashtë Shqipërisë dhe ka zgjedhur të krijojë edhe familje, ku Aurela është nënë e dy fëmijëve.
Lidhur me këtë temë, moderatorët kanë thënë se shumë modele shikojnë fillimisht më shumë karrierën se të pasurit një fëmijë, për shkak të ruajtjes së linjave të tyre.
Madje një pjesë kanë zgjedhur dhe nëna zëvendësuese.
“E kam shumë të dëgjuar këtë sepse më vijnë komente pafund. Në fillim mërzitesha shumë të them të vërtetën sepse më akuzonin. Të gjithë e mendojnë që dy bebat e mi nuk i kam bërë unë. Unë për këtë nuk dua të flas shumë, sepse për një gjë që ti nuk ke shumë informacion, nuk dua dhe të keqkuptohem apo të them diçka… Por personalisht unë u mërzita. Nuk i paragjykoj ato që bëjnë këtë zgjedhje, por kur ti bëhesh mama dhe të vijnë komente të tilla, realisht ndihesh keq. Unë jam akoma shumë e ndjeshme”, tha ajo.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
