Miqësia mes Rozanës dhe Laertit duket se është krisur, pas komenteve të këtij të fundit në Dhomën e Dëshirave.
Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Rozanës, e cila e konsideroi kundërshtar banorin në lojë.
Rozana: Kur erdhën sponsorat, erdha unë dhe të mbajta që ti mos të eskaloje në të pira. Të mbajta pranë. Të mbrojta deri në pikën e fundit. Dhe kur të kam thënë që nëse ke parë diçka te unë, doja të vije dhe të m’i thoje. Ty nuk të pëlqejnë të vërtetat. Unë kam thënë në këtë shtëpi që nuk mbroj asnjë njeri që bën gabim. Për ty e kam bërë. Mirë se të vish në lojë. Dua të shoh atë Laertin e debateve. Atë Laertin që njoh jashtë. Këtu ti ke atë Rozanën që njeh jashtë. Por unë s’po shoh atë Laertin që njoh jashtë. Kur ty ta thonë diçka në sy, nuk të pëlqen. Mund të dalësh nesër dhe këtë format që jemi bashkë, mund ta akuzosh. Ky nuk është Laerti i kompeticioneve dhe Laerti i paneleve. Kam dalë në skenë ditën që më ka vdekur im atë. Ti duhet ta dish më mirë se si merren çmimet. Të falënderoj që më ke zgjedhur të më kesh kundërshtare.
Laerti: Më shpjegove dhe më the se s’kam dëgjuar nga Indriti dhe kam dëgjuar nga ty, por s’kam reaguar. Të lutem më dëgjo me vëmendje. Çfarë bën Laerti në shtëpi dhe çfarë bën atje jashtë… Të kam thënë që unë s’kam strategji. Kur dje debati kaloi në epitete, unë ndërhyra.
Rozana: Nxirre Laertin e vërtet.
Laerti: Më plagose dy herë. Të thashë mos e bëj më. Më the që nuk flas për kauzën e femrave. Ti e ke parë sa e kam ngritur zërin për kauzën e femrave aty jashtë dhe këtu brenda. Pasi ndodhi kjo ngjarje, kam marrë Indritin dhe i kam thënë që të kërkojë falje, sepse ato fjalë nuk i thuhen një femre.
- VIDEO/ Surprizë! Vedati dhe Roela do bëhen prindër për herë të dytë
- Kris dhe Esme celebrojnë dashurinë e tyre, Megi Pojani i shpall burrë dhe grua
- “Si duket ky keci?”, Ermal Mamaqi dhe Mimoza Ahmeti shkëmbejnë batuta: I ke frymëzuar gratë, shohin djem të rinj!
- “Dhëmbët, fytyra apo pamja e një vajze nuk janë argument politik”, Rozana Radi i kthehet Zegjine Caushit: Kur debati zhvendoset nga argumenti, te tallja me pamjen fizike…
- Meri Shehu publikon Horoskopin javor dhe paralajmëron: Këto shenja të kenë kujdes nesër
- Mimoza Ahmeti: Jam me nerva, i them Adit të trashëgohesh se kam gjetur më të mirë se ty!
