Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Manjola Nallbani është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto shumë të bukur të realizuar shumë vite më parë.
Në imazhin e publikuar, këngëtarja e cila duhet thënë që duket tejet elegante me fustanin blu që ka veshur, shihet në krah të Ardit Gjebresë dhe Aleksandër Gjokës, të cilët po ashtu shihet të veshur plot stil dhe shije.
Kjo foto shumë e bukur e cila të ngjall nostalgji për ato kohë, është memorizuar gjatë një turneu që 3 artistët kanë bërë vite më parë në Maqedoni.
“Kujtim nga një tur shumë i bukur koncertesh që ne të tre bëmë në Maqedoni vite më parë”, ka shkruar ajo.

- VIDEO/ Loredana e konfirmon: Sapo u divorcova nga ish-bashkëshorti, martesa ishte…
- VIDEO/ Surprizat për Roelën nuk kanë fund, Vedati i propozon martesë në emision!
- VIDEO/ Djalë apo Vajzë? Roela dhe Vedati zbulojnë gjininë e bebit
- VIDEO/ Super lajm! Roela dhe Vedati zbulojnë në emision se do të bëhen prindër!
- 3 shenjat më me fat të Horoskopit për muajin Qershor
- Kënga “Jetë”, dedikim për Gjestin? Reagon më në fund Egli Tako