Për herë të parë Gjesti ka dëgjuar këtë mbrëmje deklarata që Xheneta ka dhënë në Fan Club në Top Channel për të dhe lidhjen e tyre më parë.
Ai tha se me Eglin nuk ka luajtur në asnjë moment, por nëse është kuptuar kështu dhe ajo është lënduar, ai është gati të tërhiqet.
“Varësen ma ka dhënë tezja, më ka rënë diku në makinë kur kam ardhur këtu dhe nuk e kam më. Sa i përket asaj që nuk e kam dash, po për Zotin, aq shumë sa kam heq keq aty brenda dhe aq shumë… kurrë nuk u ndal, më ka bërë me qajë, dashuri ajo s’ka pasur kurrë, unë kam pasur. Dhe afrimitetin që kam pas me Eglin e kam thënë që Xhenetën e kam pas në mendje, në fillim më shpesh tani më rrallë. Ç’a kam përjetu aty Zoti i madh e di, katër ditë kam nejt pa u çu nga krevati, ka lujt me ndjenja, e tani i kam tregu ku e ka vendin. Nëse del dhe jashtë që unë po luaj me Eglin unë tërhiqe, unë s’po bëj lojë me Eglin, por nëse po transmetohet ashtu, dhe ajo po lëndohet unë tërhiqem. E kam sqaru unë dhe me Xhenetën, i kam thënë mos mi bëj këto gjëra, i kam thënë të jemi të sinqertë, mos më lëndo, ajo ka vazhdu… fjalët më të këqija që kanë ekzistu mi ka thënë në atë shtëpi”, tha ai.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
