Jasmin, mamaja e Selin e surprizoi vajzën e saj sonte në BBV5. Ajo i tregoi vajzës së saj se sa krenarë ishin për të si familje.
“Dua të të falenderoj për vajzën e fortë që je. Ngrije kokën dhe shihe mamin. Je vajza e fortë, me edukatë. Je ajo vajza e brishtë që di t’i bësh të gjitha ngjyrat e Selinës. Duhet të ngresh kokën lart, të jesh krenare për veten tënde. Ne jemi super krenarë për ty”, tha mami i Selinit.
Mirëpo pas kësaj, nëna e saj i kërkoi Selinës të largohej nga shtëpia e BBV5 për shkak të ngjarjeve që kishin ndodhur në 48 orët e fundit në shtëpinnë më të famshme në Shqipëri.
“Mami të ka ndjekur nonstop na ke lënë deri në 6 të mëngjesit pa gjumë. Ti sot duhet të vish me mamin në shtëpi se deri këtu ka qenë rrugëtimi jot. Mami ka qenë plotësisht dakord me çdo gjë çfarë ka ndodhur brenda lojës. 48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe përulje shumë e madhe. Ti i përket dyerve të artit, jo dy njerëzve që nuk duhet të bëjnë këtë gjë”, tha mami i Selin.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
