Ajka, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt feston sot ditëlindjen dhe bën 6 vjeç.
Besi shkroi një urim shumë të ndjerë që në mesnatë, kurse Xhensila ka zgjedhur fjalë më të pakta.
“Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat. Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem. Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!”, shkruan Besi.
Ndërsa Xhensila ka ndarë disa foto me vajzën e saj, e krah tyre shkruan: “Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetëm për ty.”
Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë ndarë pak kohë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre Amen.
- VIDEO/ “Nuk është fare turp të jesh ai që ndihesh”, Mimoza Ahmeti puth dronin: Parashqevi je e paarritshme, Elton je gjeni!
- VIDEO/ Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku suprizojnë Mimoza Ahmetin
- “Energjia ndizet si zjarr”, horoskopi për datat 13 dhe 14 maj nga Meri Shehu
- VIDEO/ “Ti paske lindur parazite”, Zhaku-Ilirit: Kam shtet më vete, kam lindur konteshë…
- VIDEO/ “Më la në rrugë”, fermerët e pyesin për Zhakun, Moza: Ka hyqmë të fortë, do t’i dalë e vetja!
- VIDEO/ “Je servile dhe e pafytyrë”, Zhaku e ofendon, Moza: Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, por me mua s’ke…
